Punonjësi i Qendër Kombëtare të
Urgjencës Mjekësore,
Artur Ndreu ka ndërruar jetë. Shoferi i
Urgjencës mësohet se ka ndërruar jetë dje pasdite pasi doli nga benesa, pasi ka pësuar atak në zemër, ndërkohë që ishte infektuar edhe me COVID-19.
Lajmi e hidhur e ka bërë me dije edhe QKUM, ku shkruan se
Arturi u nda nga jeta në mnyrë të papritur, ndërkohë që i shprehet mirënjohja për kontributin në shërbimin e
urgjencës paraspitalore të Tiranës.
Postimi i plotë:
QKUM shpreh ngushellime familjes dhe te afermeve.
Artur Ndreu, i palodhur dhe kudo ndodhur!
Arturi dhenes i ndihmes se pare, shofer ambulance dhe njeri i dedikuar ne sherbimin e urgjences paraspitalore te Tiranes. Fatkeqesisht u nda nga jeta ne menyre te pa pritur. Do ti mungosh familjes, pacienteve, kolegeve, urgjences, miqve dhe shokve.
Lamtumire
Artur, te qofte dheu i lehte!
Shtuar më 29/06/2020,
ora 14:43