Konvikti i ri nuk hapet deri në tetor
Konvikti më i ri në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ai numër 8 nuk pritet të hapet deri rreth datës 20 tetor, pasi që në këtë konvikt, i cili ka kapacitet për 305 studentë ende nuk kanë përfunduar të gjitha punimet shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë, që Qendra e studentëve ka hapur konkursin për pranimin e studentëve që do të vendosen në 8 konviktet e kësaj qendre.

Drejtori i Qendrës së studentëve, Fatmir Sfishta, ka bërë të ditur se konkursi për aplikim do të jetë i hapur deri më 14 shtator.
Shtuar më 07/09/2017, ora 07:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori