Po na vëzhgon krimi? 23 kamera “spiune” të çmontuara gjatë 24 orëve në Korçë, Vlorë dhe Durrës

Vijon operacioni “Fijet” për evidentimin dhe çmontimin e kamreave të vendsura ilegalsht në rrugë të ndryshme të vendit.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë sekuestruar 23 kamera “spiune” në Korçë, Vlorë dhe Durrës.

-Në qarkun Korçë, në vijim të fazës së pestë, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 6 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 6 shtetas. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar dhe sekuestruar në total 54 kamera dhe janë iniciuar hetime të thelluara për 20 shtetas.

-Në qarkun Vlorë, në vijim të fazës së tretë, Policia ka sekuestruar 10 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në Vlorë dhe në Delvinë. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 4 shtetas. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar në total 26 kamera.

Në qarkun Durrës, në vijim të fazës së katërt, Policia ka sekuestruar 7 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 3 shtetas.

Vijon puna hetimore, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit të kamerave të vendosura në kundërshtim me ligjin”, sipas njoftimit të policisë..albeu.com/


Shtuar 3.02.2023 09:35