Kontrabanda e barnave, bastisje në disa lokacione
Policia e Kosovës është duke zhvilluar bastisje në disa lokacione lidhur me kontrabandimin e barnave.

Bastisja po zhvillohet nga policia kufitare në bashkëpunim me inspektoratin farmaceutik. Zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani ka konfirmuar për KTV-në se janë duke u zhvilluar bastisjet por nuk ka dhënë shumë detaje. Informatën e ka konfirmuar edhe Inspektorati Farmaceutik.

“Bastisja është duke u zhvilluar në disa lokacione. Tash për tash nuk mund të ju jap informata më shumë informata por ato po kryhen nëpër disa pjesë të Prishtinës dhe jashtë saj”, ka thënë Remzie Thaci nga inspektorati.

Sipas informatave të KTV-së bastisjet kanë nisur në ora 05:00. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2016, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori