Konsumonte kokainë me miqtë, arrestohet vajza e akademikut të njohur
Vajza e akademikut të njohur nga Kosova, Mehmet Krajës njëherësh ish-asistantja e ish-presidentet Atifete Jahjaga, Gresa Kraja, është arrestuar pasi akuzohet për posedim të paautorizuar të substancave narkotike të llojit kokainë. Arrestimi i saj është bërë tre ditë më parë në orën 03:00 të mëngjesit në Prizren

Sipas raportit policor të siguruar i publikuar nga mediat, vajza e akademikut Mehmet Kraja, përveç substancës narkotike që ishte munduar ta fshehë, ishte edhe nën ndikimin e alkoolit në mbi 1 promilë.

Sipas policisë gjatë një kontrolli të disa personave, thuhet se është ndaluar edhe personi i gjinisë femërore, Gresa (Mehmet) Kraja, e lindur në Prishtinë, nën dyshimin e posedimit të substancave narkotike, pasi ajo sipër telefonit celular kishte ekspozuar dhe përpunuar një vijë pluhur të bardhë, e dyshuar për drogë e llojit kokainë.

Në momentin e prezantimit të policisë, Kraja e ka fshirë për pantallona substancën narkotike, duke e hedhur po ashtu nga xhepi edhe një qese me pluhur te bardhë, e dyshuar për kokainë.

Ish-asistentja e Jahjagës, Gresa Kraja, mësohet se ka qenë në shoqëri edhe të tre personave të tjerë dhe gjatë kontrollit, në portofolin e njërit prej shoqëruesve të saj është gjetur edhe një dozë e drogës në sasi 0.64 gram, e dyshuar si kokainë.

Më pas Kraja është liruar dhe ndaj saj është ngritur një procedim penal për shkak të sjelljes jokorrekte. Gresa Krajës i ishte bërë edhe testi i alkoolit dhe ajo kishte rezultuar e dehur më 1.07 promilë.
Shtuar më 17/07/2019, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori