Situatë lufte në Tel Aviv, Juventus-Atletico Madrid rrezikon të anulohet për çështje sigurie

Ndeshja e fundit miqësore e parasezonit të Juventusit rrezikon anulimin.

Përballja me Atletico Madrid rrezikohet nga situata e vështirë në Tel Aviv, nënvizon “Mundo Deportivo”, duke cituar shtypin izraelit. Në orët e fundit, siç raporton “ëafa”, një seri raketash të lëshuara nga ushtria izraelite shkaktuan të paktën tetë viktima, duke përfshirë një vajzëë pesëvjeçare dhe 44 të plagosur, një numër ky i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Për këtë arsye, nuk mbetet një vend i sigurt për të kryer ndeshjen e fundit miqësore. Skuadra e Allegrit është në pritjeve të lajmeve./h.ll/albeu.com