Konsullata e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës në Itali
Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka deklaruar se do të hapet një konsullatë e përbashkët në Milano mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Qytetarët kosovarë dhe ata shqiptarë do të kenë mundësi së shpejti të marrin ndihmën e nevojshme për interesat e tyre në Milano, veçmas pjesa veriore e Italisë e banuar me shqiptarë. Ne po shohim dhe studiojmë mundësi të tjera për konsullata të përbashkëta në vende tjera” është shprehur Hoxhaj.

Në një intervistë për mediat shqiptare Ministri Hoxhaj ka theksuar se nuk ka një agjendë të fshehtë për bashkimin kombëtar të Shqipërisë me Kosovën pasi është hapur një kapitull i ri mes dy popujve.

Hoxhaj i ka komentuar zgjedhjet serbe që do të zhvillohen në muajin Mars, dhe ka kërkuar që dialogu duhet të vazhdojë dhe marrëveshjet të respektohen pavarësisht zhvillimeve. Shefi i diplomacisë kosovare, ka folur edhe për aleatët strategjikë të Kosovës, raportet me vendet fqinje dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2014, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori