Konstituimi i Kuvendit duhet të ndodhë brenda 30 dite nga certifikimi i rezultateve
Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu ka folur për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Baraliu në një prononcim për Telegrafin duke folur për konstituimin e Kuvendit tha se nëse presidenti i vendit nuk e thërret seancën konstituive të Kuvendit brenda 30 ditëve, këtë duhet ta bëjë kryetari i Kuvendit.


Baraliu tha se konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës duhet që të ndodhë brenda periudhës 30 ditore.

Njohësi i çështjeve kushtetuese tha se Kushtetuta e vendit parasheh që afati kohor, në të cilën duhet të konstituohet legjislatura e re është 30 ditë nga dita e certifikimit të zgjedhjeve.

Ai ka theksuar se shefi i shtetit duhet brenda kësaj periudhe që ta thërras mbledhjen e re konstituive.

“Seanca duhet të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër”, ka theksuar Baraliu.

Ai më tutje ka shtuar se nëse presidenti i vendit nuk e thërret seancën, atëherë këtë duhet ta bëjë kryetari dhe kryesia në shkuarje e Kuvendit të Kosovës.

Shtuar më 03/07/2017, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori