Pas dorëheqjes nga ministria e Financave,
Berdri Hamza është futur në garë për kreun e Bankës Qendrore të Kosovës. Ky institucion ka mbyllur në mesnatë konkursin për guvernator, ku mësohet se janë regjistruar disa kandidatura, mes të cilëve edhe guvernatori i tanishëm i BQK-së, Gani Gërguri.
“Ish-ministri i Financave
Berdri Hamza, ka dorëzuar aplikacionin të premten, ndërsa guvernatori i tanishëm, Gani Gërguri, ka dorëzuar të hënën", ka pohuar një burim i “Kohës Ditore” brenda BQK-së. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2013,
ora 09:40