Konjufca: Vetëvendosje do garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes "Vetëvendosje", Glauk Konjufca, ka thënë se ky subjekt politik do të garojë i vetëm në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, AAK-ja dhe "Nisma" syojnë postin e kryeministrit, kusht ky i panegociushëm nga "Vetëvendosje".

Lidhur me murin, Konjufca ka shtuar se pas shkeljes së rezolutës për rrënimin e murit në veri, LVV-ja dhe dy subjektet tjera opozitare do të vazhdojnë të protestojnë pavarësisht rrethanave që do vijnë në ditët në vijim, ndërsa takimet e nivelit të lartë të dialogut politik në Bruksel janë një gabim i madh dhe me tendenca raciste, transmeton "Zëri". /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori