Konjufca: Tribunali po krijohet për të njollosur shqiptarët
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, është shprehur se tribunali për gjykimin e krimeve të pretenduara të UÇK-së i njollos shqiptarët.

“Serbia është fajtore e viktimave, iniciatore e 3 luftërave. Në Serbi janë ende 1700 trupa të pakthyer të shqiptarëve. Krimet duhet të shihen sipas hierarkisë. Gjykata Speciale po krijohet për të njollosur shqiptarët.”- u shpreh pasditen e djeshme për News 24 nënkryetari i VV Glauk Konjufca.

Ai gjithashtu theksoi nevojën që institucionet e Kosovës të jenë të pavarura.

“EULEX neutral në lidhje me statusin e Kosovës. Ka një konflikt interesi sesi vepron EULEX në Kosovë. Kosova mund të bëhet shtet normal në çdo cep të saj.”- deklaroi Glauk Konjufca. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2014, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori