Konjufca: Thaçi, përgjegjësi i rrëmbimit të mësuesve turq
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Hashim Thaci e ka dirigjuar ngjarjen e dëportimit të gjashtë shtetasve turqë.

Në seancën që po mbahet pikërisht për këtë çështje, Konjufca theksoi se ka mbetur që drejtësia ta vërtetojë nëse ky dëbim është bërë me urdhër të Hashim Thacit, raporton Zëri.info.

“Ligji për AKI-në thotë në mënyrë kushtetuese drejtori i AKI-së është këshilltari i presidentit. Domthënë cka din Driton Gashi duhet të dijë automatikisht edhe Hashim Thaci, me kushtetutë dhe me ligjet në fuqi. Pra, sa ka qenë drejtor i AKI, Gashi ka qenë drejtëpërdrejtë këshiltar i Hashim Thacit.

Ndërsa sa i përket përgjegjësisë, e vetmja që ma mbetur të vërtetohet prej institucioneve të gjyqësisë është kjo, a e ka thirrur Hashim Thaci Driton Gashin dhe ia ka dhënë urdhrin apo këtë gjë e ka bërë Driton Gashi, kokë më vete”, ka deklaruar Konjufca.

Mirëpo ai dyshon se ka prokuror të guximshëm në Ksoovë që do ta hetojë këtë çështje.

“Ky raport që do të votohet është edhe një test për drejtësinë, aty ka material shumë relevant për ndonjë prokuror të guximshëm, i cili ende nuk e di a ekziston në Republiëk të Kosovës”, ka shtuar ai.
Shtuar më 24/06/2019, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori