Konjufca: Serbia hapi kufijtë me shtetet fqinje, jo edhe me Kosovën - do ti përgjigjemi me reciprocitet
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj vendimit të Serbisë për hapjen e kufijve me shtetet fqinje, por jo edhe me Kosovën.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se një gjë e tillë është qasje diskriminuese dhe e pabarabartë e Serbisë ndaj Kosovës, transmeton Zeri.info.


“Qeveria e Kosovës dënon qasjen diskriminuese dhe të pabarabartë të Serbisë ndaj Kosovës. Serbia ka hapur kufijtë e saj për qytetarët e të gjitha vendeve të rajonit, por jo për qytetarët e Kosovës. Kjo qasje dëshmon edhe një herë se Serbia nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën", ka thënë mes tjerash Konjufca.

Ai shtoi se Republika e Kosovës do ti përgjigjet reciprokisht kësaj pengese të Serbisë për qytetarët e Kosovës.
Shtuar më 13/05/2020, ora 23:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori