Konjufca pyet nga kuvendi ku është Haradinaj?- ndërkaq mësohet vendndodhja e tij
Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të diskutohet plani qeverisës për mandatin 4 vjeçar të qeverisë.

Ndërkaq, Glauk Konjufca i Vetëvendosjes e ka kritikuar Ramush Haradinajn që nuk është i pranishëm në seancë. Ai ka thënë se nuk ia vlen ta lexosh programin qeverisës të Haradinajn.

Por nga ana tjetër kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me anëtarët e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe të gjitha organizatat që merren me këtë çështje.

Në takimin në fjalë pjesëmarrës është edhe ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Conell./albeu.com/
Shtuar më 02/10/2017, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori