Ministri i Jashtëm i
Republikës së
Kosovës, Glauk
Konjufca, ka propozuar kthimin e shtatë
ambasadorëve të
Kosovës nga shërbimi diplomatik në botë, saktësisht ambasadores Vlora Çitaku, ambasadorit Edon Cana, Lirim Grejçevci, Shpend Kallaba, Mimoza Ahmetaj, Ylber Hysa dhe Ramadan Avdiu.
Konjufca tha se që në fillim të mandatit është zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e
ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të
Republikës se
Kosovës”, shkruan
Konjufca në Facebook.
“Duke u bazuar në
nenin 93, pika 8 dhe
nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së
Republikës së
Kosovës, si dhe
nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të
Republikës së
Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në
nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të
Republikës së
Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së
Republikës së
Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre
ambasadorëve politik: Vlora Çitaku, Edon Cana, Lirim Grejçevci, Shpend Kallaba, Mimoza Ahmetaj, Ylber Hysa dhe Ramadan Avdiu”, shkruan
Konjufca.
Shtuar më 03/03/2020,
ora 15:11