Humb gjurmët një 33-vjeçar me probleme të shëndetit mendor në Lushnjë, policia nis kërkimet

Në Lushnjë është humbur një 33-vjeçar me probleme të shëndetit mendor. Denoncimin në polici e ka bërë kunata e tij, ndërsa puna për gjetjen e tij ka nisur.

Njoftimi i policisë:

Në datën 04.06.2022, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ka bërë kallëzim shtetasja A. P., 40 vjeçe, se kunati i saj, shtetasi E. P., 33 vjeç, banues në fshatin Arrëz, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa e tij, në datë 02.06.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 33-vjeçarit./albeu.com