Konjufca: PAN-i si ka numrat as për kryetar as për qeveri
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca tha sot se koalicioni PAN nuk i ka numrat për ta formuar Qeverinë e as për ta votuar kryetarin e Kuvendit, por sipas tij do të sigurohen ata nëse ndonjë deputet i bashkohet këtij koalicioni.

Konjufca pas regjistrimit si deputet tha se Vetëvendosje nuk është që në mënyrë të paarsyeshme të bllokojë çfarëdo procesi por për ta është me rëndësi kush është emri që do të propozohet për kryetarKuvendit.

Ai përsëriti vendimin zyrtar të VV-së se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetarKuvendit. /albeu.com/
Shtuar më 28/07/2017, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori