Bilanc “lufte” nga aksidentet, dy “Benza” përplasen në rrugën Fier-Ballsh (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Ballsh.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në zonën e quajtur “Ofiçina e Vjetër” dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 4 persona.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 16:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Ofiçina e vjetër”, shtetasi A. S., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. B., 59 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët që udhëtonin me shtetasin A. S., si edhe vet drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./albeu.com/