Konjufca: Nuk do të lëshojmë pe në bisedimet me Serbinë
Pëlqej
Deputeti i Lëvizjes vetëvendosje, Glauk Konjuufca është shprehur se nëse VV-ja bie dakord për një qeverisje me koalicionin LAN, atëherë do të ketë një qverisje ndryshe dhe jo siç ka bërë deri më tani Thaçi.

"Në rast sebiem dakord me koalicionin LAN, atëherë do të ketë një program të qartë për një bashkëqeverisje të qëndrushme dhe të ndryshme nga se ka bërë Thaçi", tha Konjufca.

Sipas tij, qeveria aktuale në bisedimet me Serbinë ka lëshuar shumë më shumë nga se duhet.

Ai ka shtuar se Vetëvendosje nuk është kundër krejtësisht bisedimeve me Serbinë, por me kushte për këtë shtet.

"Kur kemi thënë në vitin 2007 se jemi kundër negociatave dhe prapë në vitin 2011, ne jemi kundër negociatave pa parime gjithmonë si atëherë e si tani. Ne nuk do ta pranojmë kurrfarë dialogu kur na thërrasin në telefon e na thonë se duhet ta vazhdojmë dialogun atje ku e ka lënë Hashim Thaçi. Sistemin e drejtësisë në veri e ka lënë në gjysmë Hashim Thaçi”,ka thë Konjufca në Urban FM.

Glauk Konjufca ka sqaruar se Vetëvendosje nuk bën bisedime pa vendosur parime të qarta dhe jo duke lëshuar pe, siç ka ndodhur deri më tani. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori