Konjufca: Nuk bëjmë kompromise me interesin kombëtar
Pëlqej
Deputeti i Lëvizjes vetëvendosje, Glauk Konjufca është shprehur se nëse arrihet marrëveshje LDK-AAK-NISMA dhe ku VV-ja ta udhëheqë dialogun me Serbinë, do të ndryshojë mënyra sesi dialogohet.

Konjufca e ka kritikuar dialogun e zhvilluar deri më tani me Serbinë, duke thënë se "Kosova nisi bisedimet pa fusnovë dhe doli me fusnovë" dhe se "garantues i marrëveshjes u bë Ivica Daçiç".

“Kemi arritur një ujdi të përshtatshme, që vendimet të merren me pajtueshmërinë e secilës palë, jo me konsensusin e shumicës. Duam të sigurohemi që në çështjet që mbrojnë interesin e Kosovës, të mos mbivotohemi nga të tjerët. Ka pajtim që të vlerësohet kushtueshmëria e Marrëveshjes së 19 prillit”, tha ai ne nje interviste per "Interaktiv".

Sipas tij, mënyra sesi e realizon Vetëvendosje dialogun me Serbinë do të jetë ndryshe nga se e ka realizuar deri tani Hashim Thaçi.

“Te interesi kombëtar nuk ka kompromise. Dialogu është për kompromis, por jo me sovranitetin e integritetin territorial. A do Serbia territor a çka? Nëse Serbia dëshiron të mbrojë të drejtat e serbëve, atëherë do të bëjmë dialog me këta njerëz që jetojnë këtu”, përmbylli Konjufca. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 08:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori