Vështirë se do të ketë një klub më të keq: Mund të kishin fituar tripletën, por në fund mbetën pa asgjë

Nuk ka gjasa që të ketë një klub më të keq apo që një nga ekipet e futbollit të ketë një vit të tmerrshëm siç ishte viti 2002 për Bayer Leverkusen.

Aspirinat kishin në dorë gjithçka, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe finalen e Champions League por në fund e mbyllën sezonin pa asnjë trofe, me kokë të ulur dhe fytyra të zymta.

Është thjesht e pabesueshme që Bayer Leverkusen kishte një epërsi prej pesë pikësh me 3 ndeshje nga fundi i Bundesligës, por në fund ata humbën një epërsi të madhe dhe përfunduan në vendin e dytë.

Në finalen e Kupës së Gjermanisë u mposhtën nga Schalke.

Finalja e Ligës së Kampionëve u kujdes për të përmbyllur një sezon të tmerrshëm. Real Madridi mundi Aspirinat 2:1, dhe golin vendimtar e shënoi Zinedine Zidane.

Leverkusen pati shansin për të fituar të tre trofetë në fund të sezonit, por në fund mbetën pa asgjë. Para tyre, të njëjtin fat kishte edhe Barcelona në vitin 1986. /G.D albeu.com/


Shtuar 3.01.2023 12:16