Konjufca: Kuvendi ta shkarkojë Hashim Thaçin
Ka filluar të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët po debatojnë lidhur me arrestimin dhe deportimin e gjashtë turqve.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë fjalës së tij në seancë, ka thënë se përgjegjësi kryesor për depërtimin e gjashtë shtetasve turq nga

Kosova tek Erdogani, është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Konjofca ka kujtuar kohën kur në fushtatat zgjedhore të Hashim Thaçit, në Kosovë vinte presidenti i Turqisë.

“Arrestimi dhe depërtimi i gjashtë shtetasve turq me leje qëndrimi ka shfaqur të gjitha defektet ligjore dhe kushtetuese që i ka. U shkel Kushtetua e Kosovës. Edhe kryeministri, edhe kryetari i parlamentit. E edhe presidenti të tre këta e dënuan aktin. Prej këtyre të treve njëri po gënjen. Ai i cili nuk është duke e thënë të vërtetën është Hashim Thaçi.

Thaçi dhe Erdogani kanë ndërtuar një raport jo ligjor me njeri-tjetrin që mbështetet në konceptin e favoreve ndaj-njëri tjetrit”, ka thënë shefi i GP të Vetëvendosjes.

“Ju kujtohet kur Erdogani vinte në Kosovë për fushatë të thacit dhe ky i fundit ia shpërblente këtë me privatizime. Dhe tash Hashim Thaçi po ia kthen këto favore në mënyrën më të keqe për shtetin e Kosovës përmes shfrytëzimit të fuqisë së tij jashtë ligjit. Përtej kushtetues, përmes rrjetit kriminal që ai e ka ndërtua. I arreston gjashtë turq në Kosovë dhe ia dërgon Erdoganit”, ka deklaruar tutje Konjufca.

Ai ka kërkuar në fund se Kuvendi duhet të marrë iniciativë për ta shkarkuar nga posti i presidentit.

Megjithëkëtë, seanca e jashtëzakonshme po mbahet pas kërkesës së 40 deputetëve.


Shtuar më 04/04/2018, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori