Plagosje me armë zjarri në Kosovë

Një person është plagosur e armë zjarri në Podujevë, Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Sipas policisë i plagosuri është dërguar për në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, shkruan Express.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 12.06.2022 22:10