Konjanovski viziton nesër Kosovën
Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Konjanovski, të enjten do ta vizitojë Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas njoftimit të Ministrisë së FSK-së, ministri Konjanovski do të pritet nga ministri Agim Çeku, Skender Durmishi, i ngarkuari me punë i Republikës së Kosovës në Maqedoni.

Ministri Konjanovski do të shoqërohet nga ambasadori i Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karanajov, gjeneralmajor Naser Sejdini, zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë, deputeti i BDI-së Talat Xhaferi etj.

Për nder të ministrit Konjanovski, do të jetë e rreshtuar edhe Njësia Ceremoniale e FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Shtuar më 16/03/2011, ora 19:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori