Kongresmeni
amerikan, Tim Burchet, ka treguar se ka zhvilluar një bisedë me ish-presidenten e
Kosovës, Atifete Jahjagën, rreth krimeve serbe të kryera në Kosovë.
Burchet thotë se ato që ia ka treguar
Jahjaga janë të tmerrshme, duke i quajtur kështu
serbët si njerëz të ndyrë.
Ai shpreson që do të ketë më shumë presion ndaj serbëve, duke shprehur në të njëjtën kohë indinjatën që askush nuk po merr mundin për t’i dënuar ata për atë se çfarë iu kanë bërë populaltës civile në Kosovë gjatë viteve të 90-ta.
“Zhvillova një bisedë të mirë me ish-presidenten e
Kosovës për krimet e
luftës të kryera nga
serbët e ndyrë dhe askush nuk është i gatshëm t’i dënojë ata. Ajo (
Jahjaga) më tregoi krimet e
luftës, në veçanti dhunën seksuale dhe është me të vërtetë e tmerrshme. Të gjithë po punojnë për t’i vënë para gjyqit ata. Ata s’kanë zot. Shpresoj të ketë më shumë presion mbi ta”, dëgjohet të thotë Burchett në një video të shkurtër të publikuar në llogarinë e tij në Twitter.
Ky reagim i kongresmenit
amerikan ka ardhur pas dëshmisë së djeshme të Vasfije Krasniqi-Goodman në Kongersin
Amerikan.
Aty dëshmoi edhe ish-presidentja Atifete
Jahjaga, dhe Ilir Bytyqi, vëllai i tre vëllezërve Bytyqi, me nënshtetësi amerikane, të vrarë gjatë
luftës në Kosovë.
Shtuar më 01/05/2019,
ora 16:14