"Kongresmeni amerikan, letër presidentit serb për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi"
Kongresmeni republikan Dana Rohrabacher, njëherësh edhe kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme në Evropë, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç, shkruan gazeta serbe "Blic".

Sipas kësaj gazete, shkruhet se kongresmeni i ka propozuar shkëmbim territoresh, jugun e Serbisë me veri të Kosovës, si zgjidhje për qetësimin e tensioneve në këtë pjesë të Ballkanit.

"Në vend të shembujve negativë, siç është dërgimi i trenit me simbolet provokuese në Kosovë, ndoshta është më mirë dhe në interes të dy palëve që të diskutohet shkëmbimi i territoreve që do të rezultonte me më shumë serbë në Serbi dhe me më shumë kosovarë në Kosovë", shkruan Rohrabacher sipas "Blic", i cili shton se ky opsion nuk duhet injoruar. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori