Kongresmenët amerikanë i dërgojnë një telegram Haradinajt
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë telegram urimi për ardhje në krye të ekzekutivit nga kongresmenët amerikanë, Eliot Engel dhe Edward Royce.

Kongresmenët i kanë shkruar Haradinajt se kanë përcjellë zhvillimet në Kosovë për vite me radhë dhe se janë të kënaqur për raportet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është letra e plotë:

"Shkëlqesisë së tij Ramush Haradinaj

Kryeministër i Republikës së Kosovës

I nderuar zoti Kryeministër,

Ju lutem pranoni urimet tona më të përzemërta me rastin e marrjes së detyrës si Kryeministër. Kemi përcjell përparimin e Kosovës për disa vite me radhë dhe jemi shumë të kënaqur që marrëdhëniet mes dy vendeve tona vazhdojnë të jenë të fuqishme.

Në javët dhe muajt e ardhshëm, presim me padurim që të punojmë me qeverinë tuaj për të rritur mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe për të thelluar lidhjet SHBA-Kosovë".


Shtuar më 28/09/2017, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori