Konflikti tek BESA, Zeka mbështet grupin që shkarkoi Bilall Kasamin
Pasi humbi garën në komunën e Çairit përballë kandidatit të BDI-së, për të cilën u fajësuan edhe sabotatorë të brendshëm të partisë, Zekerija Ibrahimi dha dorëheqjen pak ditë më parë nga të qënit numri dy i Besës.

Dorëheqja u dha vetëm pak orë pasi të shkarkohej Bilall Kasami.

Në një intervistë për Art Channel, Ibrahimi thotë se do të ishte e padrejtë nëse gjykata vendoste në favor të Kasamit dhe grupit të tij.

"Nëse vendos gjykata kundër Nexhbedin Kahremanit nuk do të kishte qenë e drejtë, pasi shumica e antarëve të këshillit gjykuan se është e domosdoshme përgjegjësia, kurse Ksami nuk vinte dhe ai u shkarkua"., thotë ai.

Shkarkimi i Kasamit është tashmë në gjykatë dhe nëse vendoset se veprimi ishte i jashtëligjshëm, atëherë gjasat janë që partia të ndahte në dysh ku grupi i tij të shkojë në qeveri dhe opozitarët me në krye Zejd Rexhepin, Afrim Gashin dhe Zekerija Ibrahimin të shkojë në opozitë. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori