Agjencia Kundër Korrupsionit mirëpriti aktvendimin e Gjykatës Komunale në Prishtinë për dënimin me 2000 euro gjobë drejtorin e PTK , Ejup
Qerimi, pasi e gjeti fajtor për mosshmangien e
konfliktit të
interesit, përkundër shumë vërejtjeve të cilat ia kishte bërë
Agjencia Kundër Korrupsionit, transmeton Koha Ditore.
Që nga shkurti i këtij vitit, kur
Qerimi është zgjedhur në
funksionin e kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, ishte në pozitën e
konfliktit të
interesit, ngase ushtronte edhe
funksionin e anëtarit të Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2012,
ora 16:25