Konfiskohet sasi e madhe municioni dhe droge në Vërmicë (FOTO LAJM)
Dogana e Kosovës njofton se të premten, gjatë kontrollimeve në pikën kufitare me Shqipërinë në Vërmicë, kanë arritur të parandalojnë futjen e lëndës narkotike si dhe një sasie të municionit respektivisht fishekw.

Sipas njoftimit të Doganave, të premten rreth orës 20:40 në Pikën e Kalimit Kufitar është paraqitur automjeti me targa të Shqipërisë me dy persona.

“Pasi është pyetur nga ana e oficerit doganor nëse kishte diçka për të deklaruar në bagazh, pala ka deklaruar se nuk ka asgjë në bagazh. Gjatë kontrollit fillestar nën ulësen e pasme, është hasur në paketime të dyshimta të substancës narkotike, të llojit Marihuanë”, thuhet Telegraf.

“Pastaj në automjet është kryer kontrolla detale në vijën e dytë, së bashku me njësitin anti-kontrbandë. Gjatë kontrollës është hasur në një hapësire të modifikuar në të cilën janë gjetur edhe pako të dyshimta me substance narkotike dhe fishekë. Sasia e substancës narkotike Marihuanë është 2.7 kilogram dhe 6857 cope fishekë, respektivisht 5417 fishekë te kalibrit 7.62 mm për armë të gjata, dhe 1440 copë për revole”.

Sipas njoftimit, pas përfundimit te kontrollit detal te veturës dhe pas gjetjes së lëndës narkotike dhe fishekëve lënda i është dorëzuar policisë Kufitare në Pikën Kaliit Kufitar në Vërmicë për vazhdim të procedurave policore të mëtutjeshme.
Shtuar më 01/07/2017, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori