Konfiskohen pasaportat e Limajt dhe të tjerëve
Ndërsa trupi gjykues mori vendimin për të liruar nga arresti shtëpiak të dhjetë të pandehurit për rastin "Kleçka", kanë mbjatur të konfiskuar pasaportat e tyre, çka nuk u jep atyre të drejtën për të lëvizur jashtë Kosovës.

E gjitha kjo citohet në njoftimin e EULEX-it të nxjerrë pikërisht për këtë rast.

“Trupi gjykues vendosi që ta zëvendësojë masën e arrestit shtëpiak me masën e lajmërimit në stacionin policor për shkakun se në vendimet e mëhershme të Gjykatës së Apelit është thënë se masa e arrestit shtëpiak ishte kryesisht e nevojshme për ta shmangur rrezikun e ndikimit tek dëshmitarët. Dëshmitari i fundit i prokurorisë ka dëshmuar gjatë seancës gjyqësore kryesore më 5 qershor 2013">2013”, thuhet në kumtesë.

Seancat gjyqësore kryesore për këtë rast do të vazhdojnë më 3 korrik 2013">2013, me ç’ rastpandehurit do të fillojnë me paraqitjen e rasteve të tyre. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2013, ora 13:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori