Konfiskohen cigare të kontrabanduara në Gjakovë
Pëlqej
Dogana e Kosovës ka zhvilluar një aksion në qytetin e Gjakovës ku ka kapur sasi të cigareve pa stema, të kontrabanduara.

Njësitë e Doganës së Kosovës ushtruan kontroll sipas mandatit në depo dhe objektet përcjellëse në lokacionin e dyshuar.

Derisa oficerët doganor po ushtronin kontroll vërejtën se një person po tenton të largojë cigaret nga prona e tij duke tentuar t’i hedhë.

Pasi që oficerët doganor e ndaluan këtë veprim, vëren se kishte sasi të duhanit pa banderola të Kosovës, sasia si në vijim:

Cigare pa stemën Ashima – 3800 cope cigare
Cigare pa stemën Art Slims -39000 cope cigare
Cigare pa stemën Belagio – 5000 cope cigare
Cigare pa stemën President – 18200 cope cigare
Cigare pa stemën Eva Slims – 9600 cope Cigare .

Cigaret janë konfiskuar dhe palës i është lëshuar vërtetimi për konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori