Arrestohet kryebashkiaku i Bulqizës pas urdhrit të SPAK

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është arrestuar nga policia ditën e sotme pas urdhërarrestit të lëshuar nga SPAK.

Burime bëjnë me dije se ndaj Lefter Allës rëndojnë dy akuza. Të njëjtat burime konfirmojnë se Alla akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.

ndërkohë mësohet se bashkë me Allën janë shoqëruar edhe disa zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë.

Dyshohet se bashkia e Bulqizës ka firmosur dy tendera mbi 200 mijë euro për asflatime rrugësh. Dyshimet janë se komisioni i ofertave ka skualifikuar ofertat më të mira dhe kanë favorizuar një tjetër që nuk i përmbushte kriteret.

Urdhër ndalimet janë firmosur nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se hetimet në ngarkimet të tyre kanë zgjatur të paktën 6 muaj.

Arrestimi i Lefter Allës vjen në një periudhë ku jemi 60 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 Maj.


Shtuar 15.03.2023 20:50

Tags: , , ,