Zyrtari
ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Berim Sallahu, ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ka vendosur kundër ankesave të subjekteve politike, lidhur me mos certifikimin e kandidatëve të tyre që kanë probleme me ligjin.
Sallahu nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se brenda
afatit ligjor do t’i drejtohen Gjykatës
Supreme.
Ai ka thënë se VV nuk do të ndalet.
"Brenda
afatit ligjor do të bëjmë ankesë në Gjykatën
Supreme kundër vendimit antikushtetues të PZAP-së. Nuk do të ndalemi", ka shkruar ai.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 16:51