Në fshehtësi të plotë, Ariana Grande i jep fund beqarisë (FOTO LAJM)

Janë martuar në fshehtësi të fshehtësi të plotë Ariana Grande dhe Dalton Gomez. Burime për mediat e huaja kanë treguar se çifti u martua në fshehtësi të plotë në shtëpinë e këngëtares në Montecito.

“Ceremonia ishte e vogël dhe intime, më pak se 20 persona. Dhoma ishte aq e lumtur dhe plot dashuri. Çifti dhe të dy familjet nuk mund të ishin më të lumtur”, ka treguar përfaqësuesi i Grande për “PEOPLE”.

Ariana dhe Dalton u fejuan në dhjetor të vitit të kaluar, lajm të cilin e bëri të ditur vetë duke postuar disa foto ku shihej së bashku me Dalton dhe me unazë diamanti.


Shtuar 18.05.2021 10:22