Konfirmohet blerja e votave nga kandidati i Listës Serbe, Parteshi shkon në rivotim
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka marrë vendim që në komunën e Parteshit të përsëriten zgjedhjet.

Ky vendim i PZAP-së vjen pas ankesës së kandidatit Nenad Cvetkovic, i cili akuzoi kandidatin e Listës Serbe, Dragan Petkovic, për blerje të votave dhe manipulim të procesit zgjedhor.

Në arsyetimin disa faqesh të PZAP-së thuhet se pas ankesës të kandidatit për kryetar të komunës Nenad Cvetkovic, për blerje të votave dhe manipulim të procesit zgjedhor nga kandidati i listës serbe Dragan Petkoviq, kjo komunë duhet të shkojë në rivotim.

Sipas vendimit të PZAP-së Dragan Petkovic nga Lista Serbe kishte blerë vota nga 30 deri në 50 euro, e gjitha kjo që votuesit në këtë komunë të votojnë për të. Se komuna e Parteshit do të shkojë në rivotim, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij, gjasat që rivotimi të ndodhë sërish në këtë komunë do të jetë më 19 nëntor. /albeu.com/


Shtuar më 04/11/2017, ora 23:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori