Konfirmohet arrestimi i vëllait të Besa Shahinit
Policia e Kosovës ka arrestuar Imer Shahinin, biznesmeni kosovar i cili ishte në kërkim nga autoritetet amerikane.

Shahini i cili është vëllai i gruas së zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj është arrestuar pas një urdhër arresti ndërkombëtar.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me 11.06.2019 – Njësia përkatëse me vendim të urdhër arrestit ndërkombëtar ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, konfirmon Hoxha për Telegrafin.

Telegrafi jo zyrtarisht ka mësuar se Shahini dyshohet se ka kryer veprën penale mashtrim dhe përfitim i jashtëligjshëm në shuma të mëdha monetare, rreth 20 milionë euro.

Policia e Kosovës gjithashtu ka arrestuar edhe dy persona tjerë, të cilët ishin të kërkuar ndërkombëtarisht.

Theksojmë që gjatë ditës së djeshme ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, si dhe zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, kanë nënshkruar protokollin e instrumenteve të Ratifikimit të Marrëveshjes së Ekstradimit në mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shtuar më 14/06/2019, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori