Konfirmimi i të afërmve, Sinan Muji është vrarë në Siri
Pëlqej
Lajmi për vrasjen e Sinan Shefqet Mujit është konfirmuar edhe nga hoxha i fshatit Bresalc, Ahmet Ymeri i cili ka thënë për Gazetën Express se të enjten në mbrëmje familjarët e Sinanit e kanë njoftuar se djali i tyre ka vdekur në luftën e Sirisë.

“Të enjten në ora 11 të mbrëmjes kanë ardhur familjarët e Sinanit dhe më kanë njoftuar se ka vdekur djali i tyre. Lajmin e kishin marrë nga gruaja e tij, e cila është në Siri me një fëmijë trevjeçar”, ka treguar hoxhë Ahmeti. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori