Sulmohet bashkëshortja e ministrit
Blerand Stavileci
Persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten e ministrit në detyrë, Blerand Stavileci.


Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës është duke planifikuar të thërras konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 16:00.

Kjo konferencë ka të bëjë me sulmin fizik të ndodhur në drejtim të bashkëshortes së ministrit në detyrë Blerand Stavileci nga persona aktualisht të panjohur për policine.

Kurse Vetura zyrtare e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tashmë ka arritur në hyrje të Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Ende nuk ka informacione se cila është gjendja shëndetësore e bashkëshortes së ministrit Stavileci e cila u sulmua sot nga persona të panjohur.

Në Emergjencë ndodhet edhe Policia e Kosovës me njësitin e saj përkatës si dhe zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Shtuar më 28/08/2017, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori