Koncert në mes të pandemisë, Fifi e papërgjegjshme: E dogja virusin (FOTO&VIDEO)

Në një kohë kur pandemia Covid-19 ka vënë në pauzë çdo aktivitet dhe mijëra jetë njerëzish po merren çdo ditë anembanë botës, në vendin tonë nuk ka rregulla!

Në Ferizaj, në mes të pandemisë, këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi, ka mbajtur një koncert ku ka mbledhur një publik të gjerë.

Pa respektuar asnjë prej rregullave anti-Covid, Fifi dhe të pranishmit në koncert janë shfaqur shumë pranë njëri-tjetrit teksa këndonin e dëfrenin me këngët e 26-vjeçares.

Në llogarinë e saj në Instagram, Fifi ka ndarë një video nga performanca e saj, e cila me të drejtë ka shqetësuar ndjekësit.



Dikush e pyet Fifin:

"A keni virus najkun?” dhe prisni përgjigjen e saj!

“E kam djeg virusin sonte, m’fal për modestinë,”- shkruan Fifi.

Në fakt, kjo nuk është aspak sjellja që prisnim nga një personazh publik, i cili në vend që të sensibilizojë publikun, vë në rrezik jetën e tyre për disa performanca që mund të presin edhe ca më shumë.

Performanca e saj ishte me rastin e Pavarësisë së Kosovës, mirëpo si Kosova, ashtu edhe Shqipëria, duket të fitojë më parë pavarësinë nga virusi Covid-19, të cilin po e lufton e gjithë bota!

Shtuar më 19/02/2021, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori