Komuniteti malazez dorëzon listën e kandidatëve në 5 komuna
Përmes një deklarate për media subjekti politik "Forca e Re" e Malit të Zi në Kosovë bën të ditur se ka dorëzuar listat e kandidatëve të saj për pesë komuna kosovare për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

"Forca e Re e Malit të Zi në Kosovë ka dorëzuar listat e kandidatëve për komunat Prishtinë, Pejë, Zubin Potok, Rahovec dhe Leposaviç", bëhet e ditur në komunikatën e dërguar sot.

Mes të tjerash theksohet se, "Forca e Re e Malit të Zi në Kosovë beson se deri në fund të shtatorit bashkësia nacionale malazeze do të jetë e pranuar në Kushtetutën e Kosovës dhe se do jetë e përfaqësuar në mënyrë adekuate në Kuvendin e Republikës së Kosovës". /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori