Komunat të gatshme për ndihmë, kërkojnë rishikim të masave çdo dy javë
Komunat kërkojnë rishikim të masave çdo dy javë.

Masat e reja të propozuara nga Qeveria e Kosovës në luftën ndaj pandemisë COVID-19, po mirëpriten nga Komunat e Kosovës.

Sazan Ibrahimi drejtor i Asociacionit të KomunaveKosovës, u shpreh se këto masa duhet të rishikohen çdo dy javë.

Ibrahimi ka thënë se kryetarët e komunave dhe komunat do t’i respektojnë të gjitha masat të cilat kanë ardhur nga niveli qendror.

“Neve si Asociacion i KomunaveKosovës kemi kërkuar nga Qeveria që çdo dy javë, të rishqyrtohen masat e reja anti-COVID, pasi që me 5 korrik është marr vendimi i Qeverisë së Kosovës sa i përket masave të atëhershme dhe të martën mbrëmje ka dal edhe vendimi i masave të reja. Në çdo kohë kryetarët e komunave dhe komunat i kanë respektuar të gjitha masat në plotëni, masat të cilat kanë ardh nga niveli qendror sepse prioritet i kryetarëve të komunave është ruajtja e shëndetit publik së bashku me atë ekonomik dhe zbatimi i këtyre masave do të jetë edhe në javët e ardhshme në mënyrë që jeta e qytetarëve të shpëtohet”
Shtuar më 01/08/2020, ora 08:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori