Komunat me vendime të paligjshme për pronat
Pëlqej
Gjysma e akteve të miratuara gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti nga kuvendet e komunave të Kosovës, janë diskutabile sa i përket ligjshmërisë së tyre.

Nga 974 aktemiratuara nga KK-të e Kosovës gjatë këtyre 6 muajve, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) 477 prej tyre i ka dërguar në ministritë e linjës për t’u shqyrtuar ligjshmëria e tyre, përderisa 14 akte të tjera të miratuara tashmë i ka vlerësuar si të paligjshme dhe si të tilla nuk mund të zbatohen, shkruan sot Koha Ditore

Në tërësi, tashmë janë konfirmuar se komunat, përgjatë 6 muajve, kanë miratuar 39 vendime që përbëjnë shkelje ligjore, e të cilat kryesisht janë vendime për pronat.


Shtuar më 04/09/2017, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori