Komuna zvarrit tenderin, qytetarët ngelin në mes të borës
Komuna e Ferizajt sivjet ka dështuar ta kontraktojë ndonjë kompani të rregullt për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve nga bora, ndaj reshjet e fundit të borës, më saktë gjatë vikendit kanë shkaktuar telashe dhe vështirësi për qarkullim.

Telashet e tilla kanë vazhduar edhe të hënën, derisa qytetarët janë ankuar se shumica e rrugëve dhe trotuaret e qytetit nuk po pastrohen nga askush, prandaj akulli nëpër trotuare po paraqet rrezik për të gjithë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq, Komuna e Ferizajt që nga muaji shtator i vitit të kaluar po i zvarrit procedurat për dhënien e tenderit për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve për sezonin dimëror, derisa kompania më e lirë në këtë proces është eliminuar nga gara, ndërkohë rreth kësaj çështjeje tek organi Shqyrtues i Prokurimit Publik janë deponuar disa ankesa shkaku i keqpërdorimit të procedurave tenderuese.
Shtuar më 23/01/2018, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori