Komuna e Prizrenit me borxhe
Komuna e Prizrenit vazhdon të mos shlyejë borxhet e grumbulluara shuma e të cilave arrin në rreth një milion euro. Përfaqësuesit e OJQ-së “Ec ma ndryshe” që monitorojnë punën e ekzekutivit dhe legjislativit komunal shprehin shqetësimin e tyre me këtë fenomen. Partitë opozitare ndërkaq kërkojnë nga kryetari zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve të punës.



Edhe në vitin që kemi hyrë Komuna e Prizrenit vazhdon të jetë në thumb të kritikave sikurse nga shoqëria civile e po ashtu edhe nga opozita për borxhet e grumbulluara. Sipas monitorueses së OJQ-së, “Ec ma ndryshe”, Elmedina Baxhaku, Komuna e Prizrenit bazuar në analizën e bërë vazhdon që të operoj me shuma të mëdha të faturavepapaguara.



“Neni 15 i Raportit Vjetor Financiar 2012 shpalos detyrimet e komunës së Prizrenit. Në shënimin nr. 28 jepet pasqyra e faturave (obligimeve) të papaguara, që në total arrin shifrën prej 933 mijë eurosh. Vlera më e madhe e faturavepapaguara është në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve me 450 mijë euro, pastaj vijnë: pagat me 180 mijë euro, shërbimet komunale me 123 mijë euro, investimet kapitale me 101 mijë euro dhe subvencionet me 79 mijë euro. (Detajet tjera në lidhje me faturat e papaguara nuk i janë dorëzuar EC Ma Ndryshe-s, edhe pse ato janë përgatitur si aneks i RVF-së nga ana e DEF-it)”, tha Baxhaku për Radio Kosovën. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2013, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori