Komuna e Prishtinës nuk i verifikoi licencat e kompanisë falsifikatore
Pëlqej
Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu reagon lidhur me një shkrim të publikuar nga “Koha Ditore” sipas të cilës, bashkia nuk i kishte verifikuar licencat e kompanisë “Petrol Company”, të cilat, sipas tyre, kanë dalë të jenë të falsifikuara.

shkrim thuhej se kompania që Komuna e ka shpallur fituese të tenderit për furnizim me karburante ka pasur 6 licenca të falsifikuara.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrinë kanë thënë se askush nga Komuna e Prishtinës nuk ka kërkuar verifikim të licencave.

“Deri në orën 16 kur edhe përfundon orari I rregullt I punës, tek ne nuk ka ardhur asnjë kërkesë me shkrim nga Komuna e Prishtinës për të verifikuar ndonjë licencë të operatorëve ekonomik të shitjes me pakicë të derivavatve të naftës”, ka thënë Demolli.

Anulimi ose jo i vendimit të Komunës tani mbetet në dorë të OSHP-së.
Shtuar më 30/08/2014, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori