Komuna e Prishtinës kursen edhe për kafe e ujë (FOTO-LAJM)

Në ndryshim nga parardhësi i tij, kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka vendosur të mos shpenzojë shumë për mjete luksi. Madje ai ka shkurtuar shpenzimet edhe për kafe e ujë për mbledhjet që ai zhvillon.

Por Adonis Tahiri thotë se s'ka ndonjë vendim që ndalon ujin apo kafen për mysafirët. Sipas tij, gjithçka varet nga dëshira e mysafirëve, të cilët mund të porositin çka të donë të porositin kur takohen me Kryetarin, shkruan Express.

"Ajo varet krejt çka porositin mysafirët", ka thënë Tahiri. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2014, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori