Komuna e Prishtinës blindon sheshet ndaj rrezikut të terrorizmit (VIDEO)
Komuna e Prishtinës ka vendosur mbrojtësebetonit në hyrje të shesheve.

Zyrtarë të Komunës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se kjo kërkesë ka ardhur nga Policia e Kosovës për të rritur nivelin e sigurisë gjatë festave të fundvitit.

Pas përfundimit të festave këto mbrojtëse prej betoni do të largohen dhe gjithçka do të kthehet si më parë.

Megjithatë, disa qytetarë kanë thënë se Kosova nuk është e rrezikuar nga sulmet terroriste dhe se nuk duhet të ngjallet frikë.

Mbyllja për vetura e hyrjeve të shesheve me mbrojtësebetonit është bërë edhe në qytete të ndryshme evropiane.
Shtuar më 13/12/2017, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori