Kompania austriake flet për skandalin e pasaportave
Pas refuzimit të padisë së Gjykatës Themelore të Prishtinës, padi kjo e bërë nga avokatët që përfaqësuan Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës në Arbitrazhin e Parisit kundër kompanisë austriake për prodhimin e pasaportave, e që kontestonte juridiksionin e Arbitrazhit, ende nuk dihet se cili do të jetë gjithë epilogu i këtij procesi.

Kompania austriake OeSD për prodhimin e pasaportave e kontaktuar nga "Tribuna Channel" ka thënë se ky proces është në gjykim dhe nuk lejohet të japin informacione publike në lidhje me rastin.

"Është gjykim në proces dhe nuk na lejohet të japim çfarëdo informacioni për publikun", thuhet në përgjigjen e tyre. /albeu.com/

Shtuar më 30/11/2016, ora 08:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori