Komiteti për Sëmundje ngjitëse miraton Planin e reagimit për Koronavirusin
Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve ngjitëse të emëruar nga Ministria e Shëndetësisë, të premtën ka miratuar Planin e gatishmërisë dhe reagimit për Koronavirusin.


Në njoftimin e Ministrisë thuhet se në këtë plan parashihen me dhjetëra dhe qindra veprime e aktivite ndërsektoriale ka të bëjë me planifikimin dhe parandalimin; monitorimin e situatës dhe vlerësimin e rrezikut.

“Ky plan brenda të cilit zbërthehen me dhjetëra dhe qindra veprime e aktivite ndërsektoriale ka të bëjë me planifikimin dhe parandalimin; monitorimin e situatës dhe vlerësimin e rrezikut; menaxhimin e rrezikut dhe koordinimin; organizimin institucional; hulumtimin dhe reagimin; si dhe komunikimin (informimin) dhe komunikimin e rrezikut.Plani ka përcaktuar detyrat për secilin institucion që ka përgjegjësi në zbatimin e tij dhe parashikon reagimin për secilin skenar të mundshëm në rastet e epidemisë eventuale: skenarin e lehtë dhe atë të ashpër “- njofton Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë i MSH-së:
Shtuar më 23/02/2020, ora 22:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori